Ndërlidhjet

Raportet: Edhe dy të arrestuar lidhur me vrasjen e Nemtsovit


Portreti i Nemtsovit në vendin ku është vrarë
Portreti i Nemtsovit në vendin ku është vrarë

Mediat shtetërore kanë raportuar sot se policia e Rusisë i ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me vrasjen e politikanit opozitar, Boris Netsov, i cili u qëllua për vdekje muajin e kaluar në pjesën qendrore të Moskës.

Të dy personat e arrestuar në Ingusheti, janë nga Çeçenia fqinje, në rajonin e trazuar Kaukazi Verior.

Njëri prej të arrestuarve është vëllau më i ri i personit Anzor Gubashev, tashmë i arrestuar së bashku me Zaur Dadayev.

RIA Novosti raportoi se Dadayev ishte zëvendës i komandantit i një batalioni në Ministrinë e brendshme të Çeçenisë, ndërsa Gubashev, kishte punuar për një kompani private të sigurimit.

XS
SM
MD
LG