Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Gratë të përfshihen në çështjet e paqes dhe sigurisë


Gratë, që përbëjnë gjysmën e popullatës, duhet të përfshihen në mënyrë aktive në çfarëdo ndryshimi dhe zgjidhje, që krijon dhe ushtron ndikim në shoqëritë e tyre, përfshirë parandalimin e konfliktit dhe zgjidhjen, tha kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

“Përvoja jonë me zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor ka demonstruar se është e rëndësisë madhore që femrave tu lejohet pjesëmarrje e plotë dhe e barabartë në çështjet e paqes dhe të sigurisë”, thuhet në deklaratën e tij.

Mëtutje, zoti Daçiqi ka shtuar se “përfshirja e femrave i shton gjasët për arritjen e paqes së qëndrueshme”.

XS
SM
MD
LG