Ndërlidhjet

Australi: Dy të rinjë nuk lejohen të udhëtojnë për të luftuar për IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e Australisë sot kanë shpallur se i kanë ndalur dy vëllezër në aeroprtin e Sidnejit dhe nuk i kanë lejuar të udhëtojnë në Lindjen e Mesme, për shkak të shqetësimeve se ata po synonin t’i bashkoheshin grupit militant, Shteti Islamik (IS) atje.

Ministri për imigrim, Peter Dutton, tha se të rinjët, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, ishin banorë në Sidnej dhe i kishin biletat për të udhëtuar në një vend në Lindjen e Mesme.

Ata janë ndalur më 6 mars për shkak të shqetësimeve të oficerëve doganorë se ata mund të fluturojnë për tu bashkuar me militantët e Shtetit Islamik.

Ministri Dutton tha se djelmoshat “e kishin marrë një vendim tejet radikal pa dijen e prindërve të tyre”, të cilët ishin të shokuar kur mësuan për përpjekjen e tyre për të udhëtuar në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG