Ndërlidhjet

Militantët islamikë e morën përgjegësinë për sulmin në Mali


Pjesëtarë të ushtrisë franceze gjatë operacionit në Mali në vitin 2013
Pjesëtarë të ushtrisë franceze gjatë operacionit në Mali në vitin 2013

Një grup militant islamist, me seli në Saharë, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në kryeqytetin Bamako në Mali, me ç’rast janë vrarë pesë vetë, përfshirë edhe nga një shtetas të Belgjikës dhe Francës.

Grupi militant, i njohur si al-Mourabitoun, e mori përgjegjësinë nëpërmjet një audio incizimi, të postuar në një faqe në Internet, që shpeshherë përdoret nga ekstremistët islamikë në rajon.

Në sulmin, që ndodhi dje herët në mëngjes, është sulmuar një restorant i popullarizuar në Bamako.

Ky sulm u bë një javë pasi qeveria e Malit e ka nënshkruar një marrëveshje preliminare për paqe, me të cilën parashihet përfundimi i luftimeve me separatistët në pjesën veriore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG