Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Policia në Dallas i publikoi fotot e vrasjes së një irakiani


Pamje e policëve amerikanë

Pamje e policëve amerikanë

Policia në Dallas të Shteteve të Bashkuara i ka publikuaar fotot vëzhguese të katër të dyshuarve për të shtëna dhe vrasje të një personi irakian.

Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shtënat kundër personit, Ahmed al-Jumaili, 36 vjeçar, më 4 mars ishin krim i urrejtjes, por thotë se nuk ka prova për ta mbështetur atë.

Alia Salem, nga Këshilli për marrëdhënie amerikano-islamike, tha se ky grup është involvuar në këtë rast për shkak të “ndjenjës së lartë të vetëdijes lidhur me krimet e urrejtjes kundër myslimanëve”.

Al-Jumaili kishte ardhur nga Iraku në Teksa në muajin shkurt. Policia thotë se ai ishte qëllluar më 4 mars, afër banesës së tij, derisa shoqërohej nga gruaja dhe vëllai i tij, duke shikuar rënien e rrallë të borës.

Gruaja e tij fotografonte, pasi ai asnjëherë nuk kishte parë borë.

Al-Jumail vdiq në spital më 5 mars.

XS
SM
MD
LG