Ndërlidhjet

Obama: Nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin, SHBA largohet


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni do të largohet nga bisedimet atomike me Iranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme me Teheranin.

Gjatë një interviste televizive të transmetuar sot, zoti Obama tha se çfarëdo marrrëveshje me Iranin duhet tu lejoj fuqive perëndimore të verifikojnë se Irani nuk do të prodhoj armatim atomik.

Synohet që marrëveshja kornizë të arrihet deri në fund të muajit mars.

Rundi i ardhshëm i negociatave do të filloj më 15 mars.

Irani thotë se programi i tij atomik është paqësor dhe ka për qëllim prodhimin e energjisë dhe për qëllime të tjera civile.

XS
SM
MD
LG