Ndërlidhjet

Irak: Hetohen raportet për sulmin e IS-it në një objekt të ri arkeologjik


Pamje e lokalitetit arkeologjik në Nimrod nga viti 2001
Pamje e lokalitetit arkeologjik në Nimrod nga viti 2001

Zyrtarët e Irakut thonë se po zhvillojnë hetime lidhur me raportet se militantët e grupit, Shteti Islamik (IS) e kanë sulmuar sot qytetin e lashtë arkeologjik, Khorsabad, në pjesën veriore të Irakut. Ky do të ishte sulmi i tretë nga militantët kundër trashëgimisë kulturore të Irakut.

Zyrtarë në provincën veriore, Nineveh, kanë thënë se “banorët e Khorsabadit kanë raportuar se militantët e kanë vjedhur pjesën më të madhe të antikiteteve të këtij lokaliteti dhe i kanë shkatërruar disa të tjera”.

Militantët e Shtetit Islamik tashmë i kanë dëmtuar rëndë dy lokalitete të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga UNESCO, në Nimrod dhe Hatra, që të dyja në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG