Ndërlidhjet

logo-print

Kurdët thonë se është vrarë një ushtar kanadez


Pjesëtarë të forcave kurde peshmerga në rrethinën e qytetit verior Mosul nëIrak

Pjesëtarë të forcave kurde peshmerga në rrethinën e qytetit verior Mosul nëIrak

Një zëdhënësi i forcave kurde në Irak, që njihen edhe me emrin peshmerga, ka thënë se një ushtar kanadez është vrarë gjatë një incidenti, pasi ai dhe disa të tjerë e kishin injoruar një urdhër për të mbetur në makinën e tyre dhe ishin paraqitur në linjën e frontit.

Zëdhënësi, Halgurd Hekmat, ka njoftuar se një grup i ushtarëve kanadezë ishin paraqitur në fshatin Bashiq, më 6 mars, të paparalajmëruar. Në këtë hapësirë ka pasur luftime të ashpra kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

"Pjesëtarët e forcave peshmerga kishin kërkuar që ata të identifikoheshin, por ata ishin përgjigjur një gjuhën arabe, ndërsa pjesëtarët e forcave peshmerga kishin hapur zjarr”, tha Hekmat.

Në pjesën veriore të Irakut gjenden afro 70 pjesëtarë të forcave speciale kanadeze, ndërsa në sulmet ajrore marrin pjesë 6 aeroplanë luftarakë të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG