Ndërlidhjet

Merkel: Japonia të përballet me të kaluarën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia ka kujtuar Japonisë nëvojën qëtë përballet me të kaluarën e kohës së luftës.

Merkel, duke iu referuar një fjalimi të vitit 1985 të presidentit të ndjerë gjerman, Richard von Weizsaecker, në të cilin ai fundin e Luftës së Dytë Botërore e quajti “dita e çlirimit”.

Weizsaecker gjithashtu kishte thënë se ata që i mbyllin sytë në të kaluarën janë “të vërberë për të tashmen”.

Deklarata e Merkelit e publikuar në fillim të vizitës së saj në Japoni bëhet në kohën kur kryeministri japonez, Shinzo Abe po bëhet gati të lëshojë një deklaratë për të shënuar 70 vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, një trashegimi kjo që vazhdon të krijojë pengesa në marrëdhëniet e Tokios me Kinën dhe Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG