Ndërlidhjet

Mbi 40 milionë pakistanezë s’kanë qasje në tualet


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i agjencisë së OKB-së për fëmijë ka thënë se mbi 40 milionë njerëz në Pakistan nuk kanë qasje në një tualet, duke i detyruar kështu ata që të kryejnë nevojat fiziologjike në ambiente të hapura.

Si rezultat i kësaj, Geeta Rao Gupta, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it, ka thënë se shumë njerëz në Pakistan rrezikohen nga “pasoja të mëdha shëndetësore dhe ushqyese”.

Pakistani është vendi i tretë më i madh për nga numri i popullatës që kryen nevojat fiziologjike në ambiente të hapura, pas Indisë dhe Indonezisë.

Gjatë intervistës dhënë Associated Press, Gupta ka sqaruar se problemi në fjalë mund të përhap sëmundje dhe të çojë deri te infektimet e zorrëve

XS
SM
MD
LG