Ndërlidhjet

Kënga e ‘Years and Years’, e para në top listën britanike


Ilustrim

Ilustrim

Treshja britanike, ‘Years and Years’ kanë zënë vendin e parë në top listën e këngëve më të pëlqyera në Britani të Madhe mbrëmjen e së dielës.

Kënga e tyre, ‘King’, arriti të largojë nga pozita e parë këngën “Love me Like you Do” të këngëtares, Ellie Goulding, njofton kompania zyrtare që merret me hartimin e kësaj top liste.

“Years and Years”, kanë fituar në sondazhin e realizuar për këngën më të pëlqyer, ndërsa pozitën e parë në top listën e këngës më të pëlqyer e kanë arritur edhe duke bërë kombinimin e transmetimeve online dhe shitjeve fizike të këngës, King.

Kjo këngë, brenda një jave është shitur për 101 mijë herë.

XS
SM
MD
LG