Ndërlidhjet

Mustafa, Thaçi, Shala për vizitë në Tiranë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi

Shefi i qeverisë së Kosovës dhe dy zëvendësit e tij do e vizitojnë sot zyrtarisht Tiranën, ku do të kenë takime të nivelit të lartë, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës.

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me zëvendëskryeministrat, Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala do të takohen me presidentin shqiptar, Bujar Nishanin, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri Mustafa pritet të ketë edhe takime me personalitete jo politike, ndërsa kjo shënon vizitën e tij të parë në Tiranë si kryeministër i Kosovës.

XS
SM
MD
LG