Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Khamenei del në publik ndonëse raportohet se është i sëmurë


Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është paraqitur publikisht megjithë përhapjen e thashethemeve se ai po vuan nga një sëmundje.

Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar pamje të Khameneit më 8 mars, duke iu drejtuar një grupi të zyrtarëve të ambientit në rezidencën e tij në qendër të Teheranit.

Lideri 75 vjeçar dukej i shëndetshëm në këto pamje, por nuk është ende e qartë se kur janë filmuar ato.

Agjencitë e huaja, gjatë ditëve të fundit kanë raportuar se Khamenei isshte hospitalizuar në gjendje të rëndë.

Ai kishte bërë operacion protestën, ndërsa kishte qëndruar një javë në spital.

Khamenei i cili e ka fjalën e fundit për çdo vendim në Iran, ka qenë lideri kryesor i republikës islamike prej vitit 1989.

XS
SM
MD
LG