Ndërlidhjet

4 veta nga Filipinet në mesin e pengjeve në Libi


Fushë nafte në Libi ku janë marrë peng 9 persona të huaj
Fushë nafte në Libi ku janë marrë peng 9 persona të huaj

Zyrtarët thonë se katër filipinas janë në mesin e nëntë persnave të huaj që janë marrë peng nga një grup ende i paidentifikuar dhe i armatosur në një fushë nafte në Libi.

Pengmarrësit ende nuk i kanë bërë të ditur kushtet e tyre, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Departamentit për Çështje të Jashtme, i Filipineve, Charles Jose, ka thënë të hënën se vendi i tij është duke punuar me kompanitë që i kanë punësuar personat e marrë peng, qeverinë e Libisë dhe Ambasadat e nënshtetasve të tjerë që janë marrë peng.

Ministria e Jashtme e Austrisë beson se pengmarrësit janë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG