Ndërlidhjet

Obama dhe Tusk do të bisedojnë rreth Ukrainës


Fotograafi arkivi e presidentit amerikan, Barack Obama me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Fotograafi arkivi e presidentit amerikan, Barack Obama me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet të mbaj bisedime me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Uashington.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dy zyrtarët, në mesin e shumë temave do të bisedojnë edhe rreth situatës në Ukrainë.

Dhuna në pjesën lindore të Ukrainës, ka rënë shumë gjatë dy javëve të fundit pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit në Minsk.

Para takimit me Obamën, Tusk, gjatë një interviste me gazetën ‘The New York Times’, ka thënë se Evropa ende nuk është e përgatitur që të thellojë sanksionet kundër Moskës megjithë provokimet e bëra nga siç e ka quajtur ai ‘agresorët’ e Rusisë.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në takimin e mbajtur në Riga më 7 mars, vendosën që armëpushimit të tashëm t’i japin edhe një mundësi para se të vendosin për thellimin e sanksioneve aktuale ndaj Moskës.

XS
SM
MD
LG