Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina akuzon rebelët për shkelje të armëpushimit


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ukrainase ka thënë sot se separatistët e përkrahur nga Rusia janë duke e shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Shtabi i Operacioneve kundër Terrorizmit ka njoftuar se rebelët pro rusë kanë sulmuar pozicionet qeveritare, kryesisht përmes lansuesve të granatave dhe mortajave.

Sipas këtij njoftimi, shumica e sulmeve janë kryer nga krahina e Donjeckut, ku rebelët kanë gjuajtur në drejtim të Avdiivkës ddhe qytezave tjera përreth.

Luftimet megjithatë janë pakësuar prejse liderët e Francës dhe Gjermanisë e arritën marrëveshjen e armëpushimit e cila më pas u nënshkrua në Minsk më 12 shkurt, duke nxitur shpresat për dhënien fund konfliktit i cili deri më tash mori jetën e mbi 6 mijë personave.

Mirëpo Ukraina ka shprehur shqetësimet se rebelët janë duke e shfrytëzuar armëpushimit për tu rigrupuar që më pas të kryejnë sulme të reja.

XS
SM
MD
LG