Ndërlidhjet

Komisioneri evropian për migrim viziton Kosovën


Komisioneri evropian për migrim, Dimitris Avramopoulos
Komisioneri evropian për migrim, Dimitris Avramopoulos

Çështja e migrimit ilegal e ka sjellur në Kosovë edhe Komisionerin evropian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

Komisioneri evropian sipas njoftimit të zyrës së BE-së, do të takohet me liderët institucionalë të Kosovës, duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku dhe Ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni.

Të martën ai pritet të mbajë një takim me gazetarët.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, besohet se mijëra kosovarë u larguan ilegalisht për në vendet e Bashkimit Evropian vetëm gjatë muajve të dimrit.

XS
SM
MD
LG