Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei emëron shefin e ri të policisë iraniane


Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se lideri suprem i këtij vendi ka emëruar një ish gjeneral të Gardës Revolucionare si shef të ri të policisë së shtetit.

Raporti televiziv ka thënë se Ali Khamenei, e ka zëvendësuar gjeneralin Ismail Ahmadi Moghaddam me Gjeneralin Hossein Ashtari, për një mandat tre vjeçar.

Moghaddam e ka mbajtur këtë post për 10 vjet.

Sipas kushtetutës së Iranit, Khamenei ka të drejtën ekzekutive që të emëroi shefat e ushtrisë dhe policisë.

XS
SM
MD
LG