Ndërlidhjet

Riadi e bllokon fjalimin e kryediplomates suedeze


Ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom

Ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom

Arabia Saudite e ka bllokuar planin e ministres së jashtëm të Suedisë në Ligën e Shteteve Arabe në Kajro, në shenj proteste ndaj kritikave suedeze për abuzimin me të drejtat e njeriut në Arabi Saudite.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Suedisë.

Qeveria që udhëhiqet nga social deomkratët në Suedi, dëshiron të rris profilin e saj duke u marrë me çështje të të drejtave të njeriut dhe çështje feministe.

“Mbrëmë, neve na ështëë thënë se Arabia Saudite e ka bllokuar pjesëmarrjen e Margot Wallström”, ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së jashtme suedeze, Erik Boman.

XS
SM
MD
LG