Ndërlidhjet

Putin e nderon liderin besnik të Çeçenisë


Presidenti rus, Vladimir Putin së bashku me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov
Presidenti rus, Vladimir Putin së bashku me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov

Presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka ndarë Ramzan Kadyrovit, një medalje të lartë shtetërore, një ditë pasi lideri çeçen e mbrojti një të dyshuar për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.

Dekreti i nënshkruar nga Putini është publikuar në faqen zyrtare të internetit më 9 mars.

Aty thuhet se Kadyrovi, në mesin e zyrtarëve dhe personaliteteve të tjera ruse të tjerë, janë nderuar me ‘Urdhërin e Nderit’ për arritje profesionale, aktivitete publike dhe shumë vite të punës së madhe.

Në profilin e tij në Instagram, Kadyrov të dyshuarin për vrasjen e Nemtsovit, Zaur Dadyev, e ka cilësuar si "një patriot të vërtetë rus dhe një mysliman të devotshëm që ishte shokuar nga karikaturat e Profetit Muhammed në revistën satirike franceze, Charlie Hebdo".

Boris Nemtsov u vra vetëm pak metra larg Kremlinit më 27 shkurt.

Putini mbështetet në Kadyrovin për të mbajtur nën kontroll Çeçeninë, ku aktivistët për të drejtat e njeriut e akuzojnë pushtetin se e ka krijuar një klimë të frikës për të mbajtur kryengritjen islamiste nën kontroll.

XS
SM
MD
LG