Ndërlidhjet

Trupat nga Çadi dhe Niger kanë arritur të lirojnë dy qyteza në pjesën veriore të Nigerit, që më parë mbaheshin nga militantët e Boko Haramit.

Kjo është arritja e parë e ofenzivës së përbashkët që nisi në fundjavë, raporton Reuters duke u mbështetur në burimet e ushtrisë së Nigerit.

Rreth 30 ushtarë të Nigerit dhe Çadit janë plagosur gjatë luftimeve që kishin për qëllim çlirimin e Malam Fatourit dhe Damasakut.

Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi mijëra trupa ushtarake e kanë kaluar kufirin për të rimarrë zonat e kontrolluara nga grupi militant islamist.

“E kemi përzënë armikun nga këto zona, ndërsa rajoni është tani nën kontrollin tonë”, ka thënë një nga burimet ushtarake.

XS
SM
MD
LG