Ndërlidhjet

Vritet një gjermane që luftonte kundër IS-it në Siri


Ivana Hoffman

Ivana Hoffman

Një gjermane raportohet të jetë vrarë derisa luftonte kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Siç raporton agjencia Reuters, ajo është vrarë gjatë fundjavës derisa luftonte përkrah forcave kurde, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga grup komunist me bazë në Turqi dhe nga zyrtarët kurdë.

Gruaja gjermane, Ivana Hoffman, është vrarë në një fshat afër qytezës së Tel Tamrit, në pjesën verilindore të Sirisë.

Ajo ishte bashkuar me njësitet e grave që luftojnë përkrah kurdëve, dy apo tre muaj më parë.

XS
SM
MD
LG