Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët republikanë – letër liderëve iranianë


Senatori Tom Cotton

Senatori Tom Cotton

Një grup prej 47 senatorësh republikanë kanë tërhequr sot vërejtjen se çfarëdo marrëveshje atomike ndërmjet administratës së presidentit, Barack Obama, dhe Iranit, mund të jetë jetëshkurtër, derisa të mos e ketë miratimin në Kongresin amerikan.

Në një letër të hapur për liderët iranianë, senatori Tom Cotton, dhe 46 republikanë të tjerë, thonë se pa miratim të tillë, çfarëdo dokumenti do të jetë vetëm marrëveshje ndërmjet Obamës dhe liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Në letër, pos tjerash, thuhet se “presidenti i ardhshëm mund ta tërheq një marrëveshje të tillë ekzekutive me një lëvizje lapsi, ndërsa Kongresi i ardhshëm mund të modifikoj pjesë të kushteve të marrëveshjes në çdo kohë”.

Republikanët dhe disa demokratë dëshirojnë që në Kongres të Shteteve të Bashkuara të votohet për çfarëdo marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera botërore, synojnë marrëveshje me të cilën Irani do të parandalohej nga prodhimi i armatimit atomik, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Të dy palët e kanë përcaktuar 31 marsin si afat për arritjen e kornizës politike, ndërsa 30 qershorin, për afatin përfundimtar për arritjen e marrëveshjes së plotë.

XS
SM
MD
LG