Ndërlidhjet

Siri: Në luftimet e ashpra – disa pjesëtarë të IS-it të vrarë


Pamje nga sulemt ajrore kundër militantëve në Siri
Pamje nga sulemt ajrore kundër militantëve në Siri

Së paku 9 pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik (IS) raportohet se janë vrarë, gjatë luftimeve në pjesën veriperëndimore të Sirisë, pasi një numër i tyre ishin përpjekur të kalojnë matanë kufirit të Turqisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se përleshjet kanë ndodhur në 7 mars, 30 kilometra në jug të kufirit turk.

Në mesin e të vrarëve gjenden pesë vetë që kishin provuar të largoheshin nga IS-i dhe katër vetë, të cilët kishin provuar t’i ndalin ata.

Ndër ata që ishin përpjekur të largoheshin ishin një tunizian dhe nëntë luftëtarë evropianë.

Observatori raportoi se luftimet kishin shpërthyer kur 10 militantët e IS-it kishin ikur nga një burg, që udhëhiqet nga grupi militant, Shteti Islamik.

se mijëra të jashtëm nga e gjithë bota i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik, i cili aktualisht i ka nën kontroll territore të gjëra në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG