Ndërlidhjet

SHBA: Një brigadë këmbësorie në Baltik


Pamje nga një ushtrim i pjesëtarëve të armatës amerikane
Pamje nga një ushtrim i pjesëtarëve të armatës amerikane

Shtetet e Bashkuara thonë se afro 750 ushtarë amerikanë, së bashku me tanke, helikopterë dhe pajisje të tjera, kanë arritur në Rigë të Letonisë.

Pentagoni tha mbrëmë se vendosja është pjesë e operacionit ushtarak amerikan, që synon demonstrimin e përkushtimit për aleatët e NATO-s, në prizmën e asaj që anëtarët e aleancës e shohin si qasje agresive në rritje e Rusisë.

Gjenerali amerikan, John O’Connor, i tha agjencisë AFP se vendosja do të “demonstroj vendosmëri ndaj presidentit Putin dhe Rusia, se ne bashkohemi”.

Kjo njësi e këmbësorisë do të marrë pjesë në misionet shumëkomëshe të trajnimit me partnerët e NATO-s në Estoni, Letoni dhe Lituani.

XS
SM
MD
LG