Ndërlidhjet

Tiranë: Unaza e pilotit britanik i kthehet familjes pas 70 vitesh


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Unaza e fejesës së pilotit britanik, i cili ishte zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, është kthyer dje te familja e tij, 70 vjet pasi aeroplani i tij ishte përplasur në malet e Shqipërisë.

Inxhinieri i aeronautikës, John Thompson, me aeroplanin e tij të Forcave Ajrore Mbretërore, u zhduk në tetor të vitit 1944 dhe për dekada të tëra, familja, përfshirë nusen e tij, nuk kanë ditur asgjë për fatin e Thompson, raporton agjencia AFP nga Tirana.

“Sot vëllai im arriti në shtëpi”, tha Dorothy Webster, 93 vjeçare, me lotë në sy, në ceremoninë në Ministrinë e mbrojtjes së Shqipërisë.

Ajo në dorë e mbante një kuti të vogël me unazën e vëllaut të saj, një gur nga vendi i rrëzimit të aeroplanit dhe një pjesë të mbetjes së aeroplanit.

Aeroplani bombardues i tipit Halifx ishte rrëzuar në malet afër Martaneshit, 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tiranë. Për të shtatë anëtarët e ekuipazhit, më kurrë nuk është dëgjuar asnjë fjalë.

Fati i këtij aeroplani dhe i ekuipazhit do të mund të mbetej mister i përjetshëm, sikur në vitin 1960, fshatari, Jaho Cala, të mos e kishte gjetur gishtin dhe unazën me inicialet J&J.

XS
SM
MD
LG