Ndërlidhjet

logo-print

Sportistët francezë në mesin e të vrarëve nga ndeshja e helikopterëve


Pamje nga ndeshja e dy helikopterëve në Argjentinë

Pamje nga ndeshja e dy helikopterëve në Argjentinë

Tetë shtetas francezë ishin në mesin e 10 personave të vrarë nga ndeshja e dy helikopterëve në Argjentinë.

Në mesin e tetë francezëve, gjendeshin edhe notuesja olimpike, Camille Muffat, boksieri, Alexis Vastine, dhe lundruesja e njohur, Florence Arthaud.

Ndeshja e helikopterëve ndodhi dje në provincën La Rioja, afër maleve të Andeve, derisa filmohej një program televiziv aventuristik.

Notuesja Muffat, 25 vjeçare, në vitin 2012 në Lojërat Olimpike në Londër e ka fituar medaljen e artë, ndërsa boksieri Vastine, 28 vjeçar, e fitoi medaljen e bronztë në vitin 2008.

Lundruesja Arthaud, 57 vjeçare, në vitin 1990 e fitoi lundrimin individual përgjatë Atlantikut Verior.

XS
SM
MD
LG