Ndërlidhjet

Rusia kërkon shpjegime për thirrjen për ushtri të BE-së


Aleksei Meshkov

Aleksei Meshkov

Rusia ka kërkuar nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shpjegime për propozimin e tij aktual për krijimin e ushtrisë së Bashkimit Evropian.

“Ne do të dëshironim të kuptojmë se çka do të thotë kjo ide, pasi politikanët evropianë tashmë e kanë shqyrtuar këtë çështje në nivele të ndryshme gjatë 30 viteve të kaluara”, tha sot zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksei Meshkov.

Para dy ditësh, Jean-Claude Juncker tha se BE-ja duhet ta krijoj ushtinë e vet me qëllim që të jetë e aftë të përgjigjet ndaj kërcënimeve të sigurisë, me të cilat ballafaqohen vendet anëtare të BE-së dhe shtetet fqinje.

XS
SM
MD
LG