Ndërlidhjet

Hammond: Rusia mund të jetë kërcënimi më i madh për Britaninë


Philip Hammond
Philip Hammond

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha sot se Rusia edhe njëherë mund të paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë e Britanisë.

Gjatë një fjalimi në Institutin e Bashkuar Mbretëror për Studime, me seli në Londër, zoti Hammond tha se “ne jemi në terren familiar, për çdokend mbi moshën 50 vjeçare, me sjelljen agresive të Rusisë, që është një përkujtim i zymtë se ka potencial për të paraqitur kërcënimin e vetëm më të madh për sigurinë tonë”.

Hammond tha se agjencitë e spiunit në Britani po i shtojnë përpjekjet për ta kundërshtuar kërcënimin.

“Rrjedhimisht, vazhdimi i mbledhjes së inteligjencës për kapacitetet dhe qëllimet e Rusisë, mbetet pjesë vitale e përpjekjeve të inteligjencës tonë për një të ardhme të parashikueshme”, tha Philip Hammond, dhe ka shtuar se “nuk është e rastit se të gjitha agjencitë tona përsëri po i rekrutojnë rusishtfolësit”.

XS
SM
MD
LG