Ndërlidhjet

logo-print

Apple së shpejti e lanson orën e mençur


Pamje e orës Apple Watch që e paraqiti Tim Cook

Pamje e orës Apple Watch që e paraqiti Tim Cook

Kompania Apple ka shpallur se do të përfshihet në tregun e orëve të mençura, më 24 prill, kur ora e tipit Apple Watch, do të lansohet në nëntë vende.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha mbrëmë vonë në San Francisko, se ora paraqet “një kaptinë të re në mënyrën se si njerëzit ndërlidhen me teknologji”.

Ai tha se çmimi do të sillet prej 349 dollarësh për orën Apple Watch më të lirë, e deri te verzioni i praruar 18 karatësh, që do të kushtoj 10 mijë dollarë.

Tim Cook vlerësoi se ora është pajisja më personale që deri tash kompania e ka krijuar, duke thënë se do të përdoret si telefon, për të dërguar mesazhe teksuale, do të mund të lidhet me mediat sociale dhe tek aplikimet shëndetësore, siç është për shembull ai për matjen e rrahjes së zemrës.

Apple Watch do të garoj me verzionet më të lira të kompanive Samsung, LG dhe Saony, që tashmë orët e mençura i kanë në treg.

XS
SM
MD
LG