Ndërlidhjet

Lavrov sugjeron sanksione perëndimore ndaj Ukrainës


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka sugjeruar se perëndimi do të duhej të impononte sanksione kundër Kievit, për ta përshpejtuar marrëveshjen për përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Lavrov sot e ka akuzuar Ukrainën për mosrespektim të përkushtimeve, për të cilat ai tha se Kievi i ka marrë sipas marrëveshjes për armëpushim, të arritur më 12 shkurt në Minsk dhe për hapat kah paqja ndërmjet qeverisë në Kiev dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia.

“Implementimi i plotë i marrëveshjeve të Minskut esencialisht po bllokohet nga autoritetet në Kiev”, tha Lavrov, dhe ka shtuar se “nuk e dij se çfarë instrumentesh të presionit ndaj Kievit kanë amerikanët dhe evropianët, por ndoshta ata duhet të imponojnë mekanizmin e tyre favorizues të sanksioneve kundër Kievit, në këtë rast”.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë dhe për mbështetje të separatistëve.

XS
SM
MD
LG