Ndërlidhjet

Pakistan: Katër talibanë të vrarë


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit
Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit

Katër talibanë të dyshuar në Pakistan janë vrarë sot në përleshje me forcat e sigurisë në qytetin jugor, Karaçi.

Autoritetet thanë se militantët ishin të ivnolvuar në disa sulme terroriste kundër forcave të sigurisë.

Pakistani është duke ndërmarrë një operacion të përmasave të gjëra kundër terrorit në Karaçi prej shtatorit të vitit 2013, pasi kryeministri, Nawaz Sharif, e filloi fushatën për luftimin e dhunës, rrrëmbimeve, zhvatjeve dhe terrorizmit.

Prej atëherë, janë arrestuar mijëra vetë.

Organizatat për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar forcat e sigurisë së Pakistanit për dyshime se i kanë vrarë të dyshuarit për terrorizëm para se të mbaheshin proceset gjyqësore dhe për tortura të të dyshuarve.

XS
SM
MD
LG