Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Sanksione kundër 7 zyrtarëve të Venezuelës


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka imponuar sanksionet kundër 7 zyrtarëve të Venezuelës, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Shtëpia e Bardhë mbrëmë vonë ka njoftuar se me këto sanksione përfshihen zyrtarë të inteligjencës dhe të agjencive për zbatimin e ligjit.

Ministri i jashtëm i Venezuelës, Delcy Rodrigues, u tha reporterëve në kryeqytetin Karakas se Venezuela do të përgjigjet së shpejti ndaj kësaj lëvizjeje.

Aktualisht, tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës janë të tensionuara, pasi javën e kaluar Venezuela urdhëroi që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë misionin e vet diplomatik atje për 20% të përbërjes së tij të tashme.

Uashingtoni e ka kritikuar Venezuelën për retorikën e saj anti amerikane.

XS
SM
MD
LG