Ndërlidhjet

Irak: Trupat qeveritare kanë hyrë në një qytet afër Tikritit


Pjesëtarë të ushtrisë irakiane afër qytetit Al-Alam

Pjesëtarë të ushtrisë irakiane afër qytetit Al-Alam

Raportohet se forcat e Irakut e kanë marrë kontrollin ndaj disa pjesëve të një qyteti afër Tikritit, që ishin nën militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Komandantët ushtarakë thanë se trupat dhe milicitë shiite sot e morën qendrën e qytetit, Al-Alam, dhe se janë të përgatitura për të luftuar për t’i marrë edhe pjesët e tjera.

Ushtria e Irakut e ka filluar një ofensivë javën e kaluar, që synon dëbimin e militantëve të IS-it nga Tikriti, që prej qershorit të vitit të kaluar është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG