Ndërlidhjet

Deti i Zi: Filluan ushtrimet ushtarake të NATO-s


Pamje nga ushtrimet e NATO-s në Detin e Zi
Pamje nga ushtrimet e NATO-s në Detin e Zi

Shtatë anëtarë të NATO-s sot i kanë filluar ushtrimet në Detin e Zi.

Në këto stërvitje të marinave të ushtrive të këtyre shteteve, marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Turqia, Rumania, Bullgaria, Kanadaja, Gjermania dhe Italia.

NATO-ja e ka mbajtur një varg të ushtrimeve në Evropën Lindore, që kishin për qëllim pjesërisht edhe sigurimin e vendeve anëtare lidhur me shqetësimet e tyre për shkak të Rusisë, pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës, në mars të vitit 2014 dhe për shkak të rolit të Rusisë në mbështetje të separatistëve, që po luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zëdhënës i Marinës së Bullgarisë tha se në këto ushtrime do të përfshihet edhe manovrat me armatime kundër nëndetëseve.

XS
SM
MD
LG