Ndërlidhjet

Bregu i Fildisht e dënon ish zonjën e parë me 20 vjet burg


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Bregun e Fildisht, e ka dënuar me 20 vvjet burg ish Zonjën e Parë të shtetit, Simone Gbagbo, për rolin e saj në krizën pas zgjedhore të vitit 2011.

Gjatë kësaj krize, rreth 3 mijë njerëz janë vrarë.

Ish presidenti Laurent Gbagbo, po e pret gjykimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me dyshimin se ka kryer krime të luftës përfshirë edhe dhunime, vrasje dhe përsekutimin e kundërshtarëve politik para rrëzimit të tij nga pushteti në vitin 2011.

Bregu i Fildisht nuk e ka pranuar kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare për dorëzimin e ish zonjës së parë të shtetit për gjykim me akuza të njëjta. Në vend të kësaj, gjykata e këtij vendi e ka shpallur atë fajtore për shkeljen e sigurisë së shtetit.

Ajo është deklaruar e pafajashme ndaj akuzave.

Përpos ish zonjës së parë, janë dënuar edhe disa ish pjesëtarë të tjerë regjimit të Gbagbos.

Mbi 3 mijë persona u vranë kur Gbagbo refuzonte të largohej nga pushteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2010.

Rebelët që e patën ndarë shtetin në dy pjesë gjatë luftës civile që zgjati një vit, e patën përkrahur fituesin e zgjedhjeve, Alassane Outtara, që tani është president i Bregut të Fildisht.

XS
SM
MD
LG