Ndërlidhjet

logo-print

Hungaria po e shqyrton dërgimin e ushtarrëve në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Hungaria ka njoftuar se është duke e shqyrtuar dërgimin e 100 ushtarëve për t’iu bashkuar koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak, pas kërkesës së bërë nga Uashingtoni.

Ministri i jashtëm, Peter Szijjarto, iu ka thënë gazetarëve se vendimi i parlamentit mund të merret në mesin e muajit prill dhe se trupat hungareze mund të arrinin në Irak në pjesën e dytë të muajit maj.

Szijjarto ka thënë: “Hungaria është aktualisht e përfshirë në konfliktin kundër Shtetit Islamik, sepse i përket komunitetit të vlerave perëndimore, që janë sulmuar nga organizata terroriste”.

Ai ka thënë se roli i ushtarëve do të ishte mbrojtja e qendrës së trajnimit në kryeqytetin e Kurdistanit, Erbil, në pjesën veriore të Irakut, ku trupat e koalicionit janë duke i trajnuar forcat vendore.

XS
SM
MD
LG