Ndërlidhjet

SHBA-të: Rusia dërgoi pajisje ushtarake në Ukrainë


Victoria Nuland

Victoria Nuland

SHBA-të kanë thënë se Rusia gjatë ditëve të fundit ka transferuar armatim për te separatistët në pjesën lindore të Ukrainës, megjithë marrëveshjen për armapushim të arritur më 12 shkurt në Minsk.

“Mund të konfiurmojmë se kanë ndodhur transferimet e reja të tankeve ruse, veturave të blinduara, artilerisë së rëndë, dhe pajisjeve të raketave në pjesën ukrainase të kufirit”, ka thënë Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

Moska rregullisht i ka hedhur poshtë pretendimet e tilla.

Nuland ka thënë se SHBA-të kanë nisur bisedat me aleatët evropianë për t’i thelluar sanksionet kunddër Rusisë nëse dështon implementimi i marrëveshjes së armëpushimit.

XS
SM
MD
LG