Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmi me bombë vret 7 persona


Ilustrim
Ilustrim

Një veturë bombë me cak një punkt kontrolli të policisë ka vrarë së paku shtatë persona dhe ka plagosur mbi 20 të tjerë në pjesën jugore të Afganistanit.

Zëvendësguvernatori i krahinës së Helmandit, Mohammad Jan Rasoulyar, ka thënë se sulmi ka ndodhur më 10 mars, në periferi të kryeqytetit krahinor, Lashkar Gah.

Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka civilë dhe policë.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi derisa forcat afgane po përballen me talibanët

SHBA-të dhe NATO, formalisht i kanë dhënë fund misionit të tyre luftarak në fund të vitit 2014, ndërsa këtë rol e kanë marrë përsipër forcat afgane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG