Ndërlidhjet

logo-print

Rusia heq dorë edhe nga një traktat me Evropën


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka njoftuar se e ka pezulluar pjesëmarrjen në Grupin e Përbashkët Konsultativ në Traktatin për Konventën e Forcave të Armatosura në Evropë, duke filluar prej 11 marsit.

Ministria e jashtme ruse e ka publikuar njoftimin në faqen e vet të inernetit duke e cituar Aleksandr Mazun, udhëheqësin e delegacionit rus në bisedimet e Vjenës për siguri ushtarake dhe kontroll të armëve.

Mazur ka thënë se pjesëmarrja e Rusisë në grupet këshilluese është i pakuptimt në aspektin politik dhe praktik.

Rusia qysh në vitin 2007 kishte hequr dorë nga Traktati mbi Forcat Ushtarake Konvencionale duke e përdorur zgjerimin e NATO-s si arsyetim për këtë.

XS
SM
MD
LG