Ndërlidhjet

Shumë sulme me bomba në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 13 veta janë vrarë në një seri me sulme me bomba në tërë Afganistanin.

Sulmi më i madh e ka pasur si cak një pikë kontrolli në Lashkar Gah, kryeqytetin e krahinës së Hlemandit, ku u vranë tetë persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.

Ushtria e Afganistanit është duke luftuar për të çliruar pjesë të mëdha të Helmandit nga talibanët.

Kryengritësit janë hakmarrur gjatë ditëve të fundit me sulme vetëvrasëse në qyteza dhe fshatra në tërë këtë krahinë.

Krahina e Helmandit është përballur me luftimet më të ashpra në mes të talibanëve dhe forcave qeveritare gjatë tërë vitit 2014.

Në krahinën Baghlan, në veriun e vendit një tjetër bombë ka shpërthyer afër spitalit duke e vrarë një civil dhe plagosur 16 të tjerë.

Zyrtarët thonë se cak në kryeqytetin krahinor, Puli Khumri, ka qenë një autmjet i policosë, ndonëse asnjë policë nuk është raportuar i plagosur.

XS
SM
MD
LG