Ndërlidhjet

logo-print

Dadayev e ndryshon dëshminë për vrasjen e Nemtsovit


Zaur Dadayev

Zaur Dadayev

I dyshuari kryesor për vrasjen e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov raportohet se e ka tërhequr dëshminë e tij, ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se ai tregon shenja se është torturuar.

E përditshmja ruse, “Moskvsky Komsomolets”, e ka cituar ish oficerin e policisë çeçene, Zaur Dadayev, duke thënë se ai e pranon vrasjen e Nemtsovit sepse policët i kanë premtuar ta lirojnë një ish kolegë që gjithashtu po mbahet i arrestuar së bashku me të.

Ai gjithashtu ka thënë se ka frikë se do të vritet nëse nuk e pranon vrasjen e Nemtsovit, që është vrarë në afërsi të Kremlinit më 27 shkurt.

“Ata kanë thënë nëse e pranoj, ata do e liriojnë atë. Unë u pajtova. Mendova: ‘do e shpëtoj ndërsa mua më dërgojnë të gjallë në Moskë”, është cituar duke thënë Dadayev.

Gazeta moskovite shkruan se korrespondenti i saj e ka vizituar Dadayevin dhe dy të dyshuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit së bashku me një pjesëtar të komisionit që monitoron kushtet e të burgosurve.

AFP e ka cituar Andrei Babushkin, pjesëtar i grupit për të drejtat të njeriut të krijuar nga Kremlini duke thënë se ai ka parë shenja të dhunës në trupin e Dadayevit.

XS
SM
MD
LG