Ndërlidhjet

IS pretendon se e vrau një spiun izraelit


Ilustrim
Ilustrim

Një video e publikuar nga militantët e Shtetit Islamik pretendon se e paraqet vrasjen e një adoleshenti palestinez që është akuzuar se ka spiunuar për inteligjencën izraelite.

Në videon 13 minutëshe të postuar në internet më 10 mars, një militant dhe një djalosh i ri të veshur me uniformë ushtarake qëndrojnë prapa një djali të ri i veshur me kostumin ngjyrë portokalli i ulur në gjunj në tokë.

Militantët duke folur në frengjisht thonë se i burgosuri, i identifikuar si Mohamed Said Ismail Musallam, është dërguar nga Mossadi për të spiunuar Shtetin Islamik.

Ai më pas paralajmëron se luftetarët e Shtetit Islamik së shpejti do e “çlirojnë Jerusalemin”.

Më pas djaloshi me uniformë ushtarake bën një hap para dhe e godet me plumb në kokë të burgosurin.

Izraeli dhe familja e viktimës e kanë hedhur poshtë pretendimin se ai ishte spiun i Izraelit.

XS
SM
MD
LG