Ndërlidhjet

Kurti për socialdemokraci dhe republikën e tretë të Kosovës


Allbin Kurti
Allbin Kurti

Kosovës i duhet një republikë e tretë, ka deklaruar sot në Prishtinë, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja Fol.

Sipas Kurtit, dy republikat e deritashme, ajo e para luftës dhe republika aktuale kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave. Ai ka potencuar se këtë ndarje e ka thelluar sidomos dialogu politik në Bruksel që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në vend të bisedimeve me Serbinë, Kurti ka thënë se në Kosovë do të duhej të vendosej një dialog ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokal.

Sidoqoftë, ai ka kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se Kosovës i duhet “republika e tretë”, e cila sipas tij do të jetë republikë e ndryshimit dhe zhvillimit.

“15 vjet populli i Kosovës i provoi qeveritë e djathta dhe tash po detyrohet të ik nga vendi ose të protestoj kundër Qeverisë. Duhet provuar socialdemokracia, duhet provuar një Qeveri e majtë. “Republika e Tretë” bëhet përmes socialdemokracisë, bëhet nëpërmjet shtetit Republikan, ku shteti zhvillimor, ai i së drejtës dhe ai social lidhen me njëri tjetrin”, ka theksuar Kurti.

Ai ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se Vetëvendosje nuk do të votojë për themelimin e saj. Njëherësh, Kurti ka shprehur besimin se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk mund të merret me formimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij, fillimisht do të duhej të merrej me UNMIK-un.

XS
SM
MD
LG