Ndërlidhjet

BBC e suspendoi moderatorin Clarkson


Mbishkrimi BBC në ndërtesën e kompanisë në pjesën qendrore të Londrës
Mbishkrimi BBC në ndërtesën e kompanisë në pjesën qendrore të Londrës

BBC-ja ka njoftuar dje se e ka suspenduar, Jeremy Clarksonin, moderatorin kundërthënës të programit të popullarizuar për automobilizëm, “Top Gear”, pasi ai ishte i involvuar në një “kacafytje” me një producent.

Moderatori Clarkson, 54 vjeçar, ka ndihmuar që ky program televiziv të bëhej jashtëzakonisht i popullarizuar, ndërsa thuhet se e kanë shikuar më se 350 milionë njerëz në javë, në 170 vende.

Por, atij më herët i ishte tërhequr vërejtja për një varg kundërthëniesh, përfshirë edhe akuzat se kishte përdorë gjuhë raciste, raporton AFP nga Londra.

Menjëherë pas pezullimit, simpatizuesit e moderatorit Clarkson e kanë organizuar një peticion me më se 122 mijë nënshkrime, ku kërkohet nga BBC-ja që ta kthejë moderatorin.

Më herët emisioni “Top Gear ishte ballafaquar me probleme për shkak të përshkrimeve që ishin bërë për shqiptarët, rumunët, gjermanët, e të tjerët.

BBC-ja, me një rast, i kishte kërkuar falje Meksikos, pasi në një emision, meksikanët ishin përshkruar si “përtacë” dhe të “pa vlerë”.

XS
SM
MD
LG