Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Meucci diskutojnë rastin e Limajt


Atifete Jahjaga dhe Gabriele Meucci, foto nga arkivi
Atifete Jahjaga dhe Gabriele Meucci, foto nga arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, si dhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në komunikatën e publikuar nga kabineti presidentes, temë diskutimi thuhet të ketë qenë “rasti i deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Nisma për Kosovën, zotit Fatmir Limaj dhe vënia e drejtësisë në vend në këtë rast”.

Presidentja Jahjaga theksoi se “përgjegjësitë e saj kushtetuese nuk mundësojnë dhe nuk e lejojnë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë plotësisht i paanshëm politikisht dhe profesional, por theksoi se zbardhja e të vërtetës do të ndihmonte drejtësinë dhe do të ulte tensionet e mundshme në vend”.

Nisma për Kosovën ka bërë thirrje të sqarohen pohimet për ndërhyrje në rastin “Kleçka”, rigjykimi i të cilit u hap në shtator të vitit të kaluar.

Zoti Limaj dhe nëntë persona të tjerë akuzohen për torturë dhe keqtrajtim të civilëve shqiptarë në një burg në fshatin Kleçkë në vitin 1999. Që të gjithë ishin liruar si të pafajshëm më 2013.

E pëdtishmja në Prishtinë, “Koha Ditore”, kishte cituar një burim të paidentifikuar të misionit evropian për sundimin e ligjit të ketë thënë se “dënimin e zotit Limaj e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares”, duke e parë si mundësi për prishjen e koalicionit të atëhershëm ndërmjet Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën”.

XS
SM
MD
LG