Ndërlidhjet

Taxhikistan: U arrestua femra që synonte t’i bashkohej IS-it


Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikstan
Pamje nga kryeqyteti Dushanbe në Taxhikstan

Policia e Taxhikistanit ka njoftuar se e ka arrestuar një femër 25 vjeçare, e cila dyshohet se planifikonte të udhëtonte nga Turqia me autobus për në Siri, për tu bashkuar me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ministria e brendshme e Taxhikistanit ka njoftuar mbrëmë se studentja e mjekësisë, Shahnoza Bozorzoda, është arrestuar në Stamboll, pasi ajo e kishte thirrë një mik në Dushanbe, për t’i treguar për qëllimin e saj për tu bashkuara me militantët ekstremistë në Siri.

Autoritetet thonë se Bozorzoda ishte “radikalizuar” nga një person nga Taxhikstani, me të cilin kishte qenë në kontakt nëpërmjet mediave sociale dhe mesazheve telefonike me aplikacionin Viber.

Ky dyshime se ky person ndodhej në luftë në Siri.

XS
SM
MD
LG