Ndërlidhjet

NATO: Rusia ende në Ukrainë


Jens Stoltenberg (majtas) dhe Philip Breedlove në konferencën e sotme për shtyp

Jens Stoltenberg (majtas) dhe Philip Breedlove në konferencën e sotme për shtyp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se “Rusia është ende në Ukrainë” dhe ka kërkuar që Moska t’i tërheq të gjitha forcat e veta dhe ta ndalë mbështetjen për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

Mëtutje, ai theksoi se NATO-ja ka “parë dhe ende sheh, prani të fuqishme të Rusisë dhe mbështetje të fuqishme për forcat separatiste në pjesën lindore të Ukrainës”.

Gjenerali amerikan, Philip Bredlow, komandant suprem i forcave aleate për Evropë, tha në konferencën e përbashkët për shtyp me zotin Stoltenberg, se aleanca ka “parë një lloj suksesi” me armpushim, por, sipas tij, është “vështirë të dihet” nëse armatimi i rëndë është tërhequr nga linja e parë e frontit.

Prej muajit prill të vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG