Ndërlidhjet

Francë: Policia konfirmon vjedhjen e stolive në vlerë 9 milionë euro


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Francës thotë se plaçkitësit e armatosur kanë vjedhur stoli ari të vlefshme afro 9 milionë euro nga dy makina të blinduara në pjesën lindore të Francës.

Sulmuesit me kokë të maskuar i kanë rrëmbyer makinat, derisa ato ishin ndalur në vendin për pagesë të autostradës A6, afër qytetit Avallon, që është 200 kilometra në juglindje të Parisit.

Plaçkitësit pastaj u larguan me katër vetura dhe dy makinat e rrëmbyera.

Më vonë policia i gjeti makinat e rrëmbyera të djegura dhe të braktisura.

Raportohet se shoferët e makinave të rrëmbyera ishin të palënduar.

Në këto makina të blinduara qartas transportoheshin diamante, stoli të tjera të vlefshme të arit dhe vepra arti, ndërmjet Parisi dhe qytetit lindor, Besancon.

Gjatë viteve të fundit në Francë kanë ndodhur plaçktije të nivelit të lartë të stolive të arit.

Në plaçkitjen me vlerë më të madhe, gjatë festivalit të Filmit në Kanë, në vitin 2013, një person i armatosur ka hyrë në një shitore të stolive të arit në Carlton Hotel International, duke vjedhur gjëra në vlerë prej 128 milionë eurosh, dhe është zhdukur pa gjurmë në një rrugë anësore.

XS
SM
MD
LG