Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione të reja lidhur me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë publikuar listën e re të individëve dhe entiteteve lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë. Në këtë listë përfshihet edhe ideologu nacionalist, i lidhur me Kremlinin, Aleksandr Dugin, dhe ish-kryeminsitri i Ukrainës, Mykola Azarov.

Departamenti amerikan i thesarit, po ashtu, sot ka njoftuar se është sanksionuar edhe një bankë në Krime, Banka Kombëtare Komerciale Ruse, dy ish-zyrtarë nga qeveria e ish-presidentit të përmbysur ukrainas, Viktor Yanukovich, tetë separatistë urkainas, dhe dy liderë të një organizate të nacionalistit Dugin.

Çfarëdo pasurie e këtyre personave në Shtetet e Bashkuara është bllokuar, ndërsa shtetasve amerikanë nuk u lejohet të bëjnë biznes me ta.

Shtetet e Bashkuara thonë se aksioni është ndërmarrë për “t’i mbajtur përgjegjës ata për shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrianës”.

XS
SM
MD
LG